Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

25 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Grumbullimi nisi me disa minuta vonesë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përfshinë kryeqytetin pak më herët.

Protestuesit kanë përsëritur 5 kërkesat e tyre, mes të cilave dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat të paktën 12 muaj, ndryshime kushtetuese përmes referendumit dhe ndryshime në ligjin për financimin e partive politike.

Ata kërkojnë gjithashtu kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës./K.C/dritare.net