Na ndiqni edhe në

Shqiptar

U dhunua gjatë një dasme në Prishtinë. Reagon këngëtari Shpat Kasapi

U dhunua gjatë një dasme në Prishtinë. Reagon

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë. Sipas mediave vendase, Kasapi ishte ftuar të performonte në dasmë, por vonesa e tij në mbërritje ka shkaktuar një konflikt që përfundoi në dhunë.

Pas shqetësimit të fansave, këngëtari reagoi në rrjetet sociale duke sqaruar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se gjithçka ishte një keqkuptim me të ftuarit.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”, shkroi ai.

U dhunua gjatë një dasme në Prishtinë. Reagon
Policia ka bërë me dije se nga incidenti kanë mbetur të lënduar Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç. Sipas deklaratave të tyre, ata janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj (62 vjeç), Bledar Kicaj (36 vjeç) dhe Blerim Kicaj (29 vjeç).

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./K.C/dritare.net