Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Moti i keq në Shkodër bllokon 5 automjete në aksin Breg Lumi-Theth

Video/ Moti i keq në Shkodër bllokon 5 automjete në aksin Breg

Moti i keq dhe reshjet intensive kanë shkaktuar shembjen e një masivi inertesh, duke bllokuar 5 automjete dhe 9 persona në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njofton se pas informimit për situatën, janë mobilizuar menjëherë kapacitetet në terren për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

“Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren. Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile po vlerëson situatën dhe ndërhyn me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të prekur. Strukturat tona po punojnë intensivisht për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kushtet e vështira atmosferike”, tha Beci./K.C/dritare.net

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Benet Beci (@becibenet)