Veliaj për Kozeta Notin: Sot përcollëm një grua që buronte veç optimizëm
E Premte 27 Nëntor 2020, 18:06
Dritare.net
Dy ditë më parë ndërroi jetë nga Covid-19, profesoreshë Kozeta Noti. Ndërsa sot u përcoll për në banesën e fundit. Për vdekjen e profesoreshë Kozetës ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj shkruan në Instagram se, sot iu dha lamtumira e fundit një gruaje me shpirt të madh që buronte veç optimizëm.
"Sot u përcoll për në banesën e fundit e mira zysh Kozi – një grua me shpirt të madh, që buronte veç optimizëm, e që studentët & kolegët e Universitetit të Tiranës e donin aq shumë. Kjo flamë e keqe nuk e kurseu as atë, pedagogen unike të qytetit tonë! U prehsh në paqe Kozeta Noti!"-shkruan Veliaj./K.C/dritare.net