Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdes personi i 7 me koronavirus në Shqipëri

Vdes personi i 7 me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetëssië ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe pacienti i 7 me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.
85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!/ I.M-Dritare.net