
Valbona Selimllari bëhet pjesë e PS: Jam me punëmbaruarit, s’ka kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë
E Diel 4 Tetor 2020, 09:09
Dritare.net
Pas Land Hysit, Vikena Kamenicës dhe Monika Lubonjës, edhe Valbona Selimllari ka vendosur që të bëhet pjesën e familjes socialiste. Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare:
“Te Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti.
Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë". Për të ndjekur videon, klikoni këtu./dritare.net

















