Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza mbyti babanë, pranga edhe nënës! Çfarë dihet për ngjarjen e rëndë në Fier

Vajza mbyti babanë, pranga edhe nënës! Çfarë dihet

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare ka vrarë babain e saj duke e mbytur me tel, ndërsa më pas së bashku me nënën kanë tentuar të inskenojnë ngjarjen si një vdekje aksidentale. Policia e Fierit ka dhënë sot një njoftim zyrtar, duke konfirmuar arrestimin e nënës së vajzës, Valbona Rama, 53 vjeçe, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sipas informacioneve, Emanilda Rama e kreu krimin për motive të dobëta pas konflikteve të vazhdueshme me të atin, Anesti Rama, 56 vjeç, i cili më pas u godit dhe në zonën intime, në një akt që hetuesit po e shqyrtojnë edhe për motive hakmarrjeje apo shpërthim të dhunës së akumuluar.

Pas vrasjes, nënë e bijë tentuan të fshijnë provat, duke pastruar trupin e viktimës dhe duke e veshur për një funeral të inskenuar, me qëllim që humbja e jetës të paraqitej si aksidentale.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Fierit:

“Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.
Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”

Jetonte i izoluar në oborr

Burime për mediat bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej sistematikisht në familje dhe kishte vite që jetonte në kushte të mjerueshme, i veçuar në një dhomë jashtë banesës ku qëndronin gruaja dhe vajza. Edhe fqinjët ishin në dijeni të konflikteve të shpeshta brenda kësaj familjeje.

Hetimet vazhdojnë

Vajza ka pranuar autorësinë e krimit në polici, duke e justifikuar atë me kontrollin dhe presionin e vazhdueshëm që i ushtronte i ati. Ndërkohë, hetuesit vijojnë punën për të sqaruar nëse pas krimit fshihen edhe motive më të thella, përfshirë mundësinë e ndonjë abuzimi apo ngacmimi, që vajza e mohon.

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë konfirmuar se hetimet mbeten aktive, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zhvillohet masa e sigurisë për të dyja të arrestuarat./L.F-dritare.net