Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të mrekullueshëm. Do të kthehem sërish!

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Pandemia nuk i ka ndalur turistët e huaj të vijnë në Shqipëri. David Hoffmann, është njëri prej tyre. Ai ka udhëtuar për 17 orë, nga Miami në Tiranë. Ky është udhëtimi i tij i parë pas 5 muajsh, aspak e zakontë për një njeri eksplorues, që udhëtimin e ka pjesë të rëndësishme të jetës së tij. David, tregon se Shqipëria ka qenë prej kohësh në listën e tij të dëshirave. Duke qenë se është ndër të paktat vende që nuk ka masa kufizuese për turistët, ai kishte menduar se ky ishte momenti i duhur që Shqipëria të mos mbetej më gjatë në listën e pritjes.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Me maskë, bluzë dhe kapele kudo të stampuara simbolet kuq e zi, David niset në Shqipëri me një synim:

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

"Për 14 ditë, do të shikoj pëllëmbë më pëllëmbë Shqipërinë". Sigurisht aq sa koha ia lejon.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Ai vizitoi pikat kryesore në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër, Alpet Shqiptare, Berat, Elbasan, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Në një video të shkurtër publikuar në rrjetet sociale të tij, për të ndarë me 135 mijë ndjekës eksperiencën e tij në Shqipëri, ai shprehet i mahnitur nga vendet, natyra, kultura e veçanërisht ushqimi, që David nuk ndal së thënuri "i mrekullueshëm, i mrekullueshëm".

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Kush erdh në Shqipëri e nuk provoi rakinë? Epo as ai nuk bën përjashtim.

"Në Farkë, provova fërgesën dhe jufkat. Që në ditën e parë jam i dashuruar me këtë vend. Veçanërisht me ushqimin dhe njerëzit.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Në Durrës, mu duk sikur isha në parajsë. Kruja më mahniti. Historia, tradita. Pashë nga afër se si ata bëjnë qeleshet. Provova një raki tre vjeçare".

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Siç duket, rakia i ka shijuar aq shumë Davidit, sa në çdo ndalesë të qyteteve, e bën si shqiptarët: i kthen një gotë. Siç bëri edhe në Theth. Vend që i kujtoi Zvicrën. Në Lezhë, nuk kishte si të mos ndalonte te Mrizi i Zanave, ku pa nga afër si përgatitej gjithçka ç'kishte në tavolinë.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

"Ky vend është mahnitës. Duhet të vish patjetër këtu nëse viziton Shqipërinë", shkruan David.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Më pas udhëtimi i tij vijon në Berat, Pogradec, Korçë, Përmet dhe Gjirokastër.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

"Ditë fenomenale në Gjirokastër. Dëgjonim muzikë live duke ngrënë drekë".

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

Rivierën Shqiptare, David e quan sureale. Pasi ka vizituar disa nga plazhet më të njohura të jugut, destinacioni i fundit qe Vlora.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

"Një vend mahnitës", shkruan David.

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të

"Ky ishte një nga udhëtimet më të jashtëzakonshëm të jetës sime. Çfarë njerëzish të sjellshëm, dhe zemërgjerë janë shqiptarët. Do të kthehem sërish me siguri"./L.F-dritare.net

Udhëtimi dy-javor i një amerikani në Shqipëri: Jeni të