
U bë e famshme në Tik Tok. KPK shkarkon gjyqtaren Enkeleda Kapedani!
E Mërkurë 18 Maj 2022, 10:10
Dritare.net
Enkeleda Kapedani, gjyqtarja të cilës iu publikuan video në TikTok duke sfiluar në ambientet e Gjykatës, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë me unanimitet nga trupa e KPK.
Kapedani dyshohet se sipas disa gjetjeve të ONM-së për "kontakt të papërshtatshëm". Në seancën e në KPK gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur në Itali për krim të organizuar.
Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim policor, dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër pas një konflikti pronësie./Xh.Xh/dritare.net

















