
Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të marrëveshjes për paqe në Gaza!
Dritare.net

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje në Gaza.
Sipas Trump, kjo marrëveshje do të çojë në lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza dhe në tërheqjen e trupave izraelite përgjatë një vije të dakordësuar.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Katarit bëri të ditur se disa të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli do të lirohen, ndërsa ndihmat humanitare do të lejohen të hyjnë në Rripin e Gazës.
Ja si pritet të zhvillohen ditët në vijim:
Sot
Qeveria izraelite do të mblidhet në orën 14:00 sipas kohës së Jerusalemit (12:00 BST) për të votuar mbi planin.
Nëse ai miratohet zyrtarisht, armëpushimi do të hyjë menjëherë në fuqi dhe trupat izraelite do të fillojnë tërheqjen në vijën e rënë dakord.
Një zyrtar i lartë palestinez i tha BBC-së se Izraeli do të lejojë hyrjen e 400 kamionëve me ndihma në Gaza çdo ditë gjatë pesë ditëve të para.
E premte
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke folur për CBS News, tha se pritet të duhen më pak se 24 orë që trupat izraelite të përfundojnë tërheqjen.
Sapo kjo të ndodhë, do të nisë afati 72-orësh gjatë të cilit Hamasi duhet të lirojë pengjet që mban në Gaza.
E hënë
Sipas të njëjtit zyrtar, SHBA-të presin që lirimi i pengjeve të fillojë të hënën, megjithatë Hamasi mund të përpiqet ta përshpejtojë këtë proces nëse është e mundur./E.P-dritare.net

















