Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dobësia fatale e Nanos/ Viktor Doda zbulon këshillën që i kushtoi pushtetin PS-së!

Dobësia fatale e Nanos/ Viktor Doda zbulon këshillën që i

Ish-ministri socialist Viktor Doda i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka bërë një analizë të thellë të periudhës së Fatos Nanos në krye të PS-së, duke balancuar vlerësimet për vizionin e tij me kritikat për dobësitë që i kushtuan pushtetin. Duke filluar me një 'mea culpa' të fortë, Doda pranoi se pritshmëritë e shqiptarëve për PS-në pas vitit 1997 ishin të jashtëzakonshme. "Ne duhet t'i kërkojmë ndjesë këtij populli që nuk i përmbushëm ato pritshmëri siç duhet," deklaroi ai.

Duke u thelluar në figurën e Nanos, Doda e cilësoi atë si "20 vjet para partisë" në pikëpamje politike, një lider që delegonte pushtet dhe pranonte kritika. Megjithatë, ai identifikoi edhe anën tjetër të medaljes: "Në momentet kur duhej të tregohej shumë i përgjegjshëm, tregohej shumë i papërgjegjshëm."

Si shembullin kryesor të kësaj 'papërgjegjshmërie', Doda zbuloi një prapaskenë të panjohur nga viti 2003, gjatë kulmit të përplasjes mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës. Ai tregoi se si Nano e kishte pyetur për këshillë dhe ai i kishte propozuar një zgjidhje radikale: zgjedhje të parakohshme. "I thashë 'më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund'. Ideja ishte të bënim zgjedhje para se Iliri të krijonte parti, sepse partia e tij vota do të merrte nga ne," shpjegoi Doda. Sipas tij, Nano fillimisht e pëlqeu idenë, por më pas u tërhoq me arsyetimin se PD-ja ishte e dobët dhe nuk përbënte rrezik. "Këtë zgjuarsi mirditorit, Fatosi e neglizhoi. Kjo ishte papërgjegjshmëria," përfundoi Doda, duke aluduar se ky vendim i hapi rrugën humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005./dritare.net