Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndalohet 31-vjeçari që qarkullonte me armë, përplasi disa automjete gjatë ndjekjes

Ndalohet 31-vjeçari që qarkullonte me armë, përplasi disa

Një ndjekje policore është regjistruar sot rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçar, i identifikuar me inicialet I. K.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shërbimet kishin marrë informacion se i riu qarkullonte me armë zjarri, por në momentin kur efektivët i kanë kërkuar të ndalonte dhe i kanë bërë të ditur se automjeti do të kontrollohej, ai ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Gjatë arratisjes, automjeti ka përplasur disa makina dhe një motomjet, duke shkaktuar dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit të motomjetit, të cilët janë transportuar në spital.

Pas një ndjekjeje intensive, policia arriti të ndalojë 31-vjeçarin. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Policia njofton se po vijojnë veprimet proceduriale dhe detaje të tjera do të bëhen publike më vonë.