
Të bëhesh artist me Petrit Halilaj/ Tate Kids ndan rrëfimin në Dritare TV!
Dritare.net
Tate Kids një nga kanalet web më të rëndësishme në Angli dedikuar mësimit të artit te fëmijët, ka vendosur të ndajë videon e artistit të njohur shqiptar Petrit Halilaj, me kanalin YouTube Dritare TV. Njihuni me Petrit Halilajn, artistin që krijon botë shumëngjyrëshe mbi imagjinatën, kujtimet e fëmijërisë dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.
Tate është një institucion që përmban koleksionin kombëtar të artit britanik të Mbretërisë së Bashkuar dhe prej kohësh në një kanal në YouTube fëmijët mund të shikojnë video rreth artit të artistëve më të mëdhenj të botë dhe të frymëzohen për të bërë krijimet e tyre në shtëpi.
Tate është një institucion që përmban, një rrjet galerish arti, koleksionin kombëtar të artit britanik të Mbretërisë së Bashkuar si dhe artin modern e bashkëkohor ndërkombëtar. Nuk është një institucion qeveritar, por sponsori kryesor i tij është Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Dixhital, Kulturë, Media dhe Sport. Nëpërmjet Tate Kids, fëmijët gjithashtu mund të ndajnë veprat e tyre artistike me fëmijë të tjerë anembanë botës në këtë Galeri online./M.T/dritare.net

















