Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spartak Ngjela: Si i frenoi vrasjet Enver Hoxha!

Spartak Ngjela: Si i frenoi vrasjet Enver Hoxha!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, e cilësuar si akt hakmarrjeje, ka rikthyer në fokus nevojën për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Avokati dhe analisti Spartak Ngjela thekson se aktet e tilla janë pasojë e acarimeve psikologjike dhe mungesës së frikës nga pasojat. Në një intervistë për Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Ngjela tha:

“Shteti duhet të mbrojë gjyqtarët. Duhet të mbrohen gjyqtarët dhe kjo është logjike. Është logjike e antikrimit. Gjyqtarët duhet të mbrohen nga shteti, jo nga krimi. Nga humbja e koshiencës normale nga ai që humbet pasurinë, ose pronën. Janë momente psikologjike që të çojnë në krim. Prandaj drejtësia perëndimore i ka dhënë mbrojtje gjyqtarëve. Nëse nuk mbron dot gjyqtarët dhe prokurorët, mos godit krimin.”
Ngjela lidhi situatën aktuale me kohën e komunizmit, kur dënimi me vdekje funksiononte si frenë për hakmarrjen:

Kjo është hakmarrja. Komunizmi hakmarrjen e dënonte me vdekje, në çdo rast. Mbi 90% të rasteve hakmarrja dënohej me vrasje, i vriste shteti. Pra dënimi me vdekje e frenonte vrasjen sepse këtu ishte shumë e madhe hakmarrja 30 vjet më parë. Ne kemi qenë një shoqëri që e kemi pasur hakmarrjen si normë morale.”
Sipas Ngjelës, për të parandaluar tragjedi të ngjashme si ajo e Astrit Kalajës, është thelbësore që shteti të marrë masa për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke siguruar që drejtësia të mos bëhet viktimë e hakmarrjes dhe dhunës./K.C/dritare.net