
SPAK kërkon 6 vjet burg për avokatin Alban Bengasi
Dritare.net
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi. Avokati akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Bengasi do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.
Ngjarja u regjistrua më 30 janar 2020 ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”. Në momentin kur Blerta Bengasi ka hyrë në automjetin e saj është dhunuar nga një person. Ajo është goditur shumë herë me grushte në fytyrë dhe mbrapa koke. Pas ngjarjes ajo ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur./K.C/dritare.net

















