
Sot Fitër Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin "Skënderbej"!
E Diel 30 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin "Skënderbej" ku është mbajtur falja e namazit. Namazi është falur edhe në qytete të tjera të vendit.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë./K.C/dritare.net

















