Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot Dita e Falënderimeve, festa e veçantë e amerikanëve

Sot Dita e Falënderimeve, festa e veçantë e amerikanëve

Dita e Falënderimeve ose Thanksgiving Day është një festë shumë e rëndësishme amerikane, e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e Falënderimeve e shpallur nga Xhorxh Uashington, festohet që nga viti 1789. Megjithatë ka pasur edhe periudha që nuk është festuar. Në vitin 1863, gjatë Luftës Civile në Amerikë, presidenti Abraham Linkoln shpalli vendimin që Dita Kombëtare e Falënderimeve të festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit.

Sot Dita e Falënderimeve, festa e veçantë e amerikanëve

Është nj[ festat që amerikanët mezi e presin. Megjithëse këtë vit festohet ndryshe, për shkak të pandemisë. Kufizimet kanë bërë që të mos festohet mes shumë njerëzve, siç ndodhte çdo vit. Por nuk mungojnë grumbullimet e vogla familjare, gjeli në mes të tavolinës dhe trokitjet e gotave.

Sot Dita e Falënderimeve, festa e veçantë e amerikanëve

Në Shtetet e Bashkuara, lloje të caktuara të ushqimeve janë shërbyer tradicionalisht në Ditën e Falënderimeve. Gjeldeti i pjekur është ushqimi kryesor në çdo tryezë. Është bërë aq e zakonshme, sa shpeshherë kësaj feste i referohen si Dita e Gjelit të Detit. Patate me lëng mishi, patate e ëmbël, salcë boronicë, misër i ëmbël, perime të ndryshme vjeshte dhe byrek me kungull janë ushqimet që nuk mungojnë në tryezat e familjeve amerikane.

Sot Dita e Falënderimeve, festa e veçantë e amerikanëve

Dita e Falënderimeve ndiqet nga e premtja që njihet si Black Friday, e Premtja e Zezë e që në SHBA hap sezonin e blerjeve për Krishtlindje./K.C/dritare.net

Sot Dita e Falënderimeve, festa e veçantë e amerikanëve