
Situata në aeroport/ Reagon kreu i FTT: Grevë e stisur nga politikat e vjetra qorre!
Dritare.net
Pas braktisjes së punës nga kontrollorët e AlbCONTROL, ka reaguar ashpër edhe Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH, Tonin Gjinaj. Me anë të nje deklarate për medie, Gjinaj shprehet se kjo grevë është e stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës.
"Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës.Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve.
Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin.Me konsideratë,
Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH
Tonin Gjinaj", thuhet në deklaratë./M.M-dritare.net

















