Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Situata kritike nga zjarret/ Nisin evakuimet në 3 fshatra të Delvinës

Situata kritike nga zjarret/ Nisin evakuimet në 3 fshatra të

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonën e Delvinës kanë detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve në tri fshatra të rrezikuara. Sipas informacioneve zyrtare, evakuimet kanë filluar në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, të Bashkisë Delvinë, pas një urdhri emergjent të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Flakët kanë marrë përmasa shqetësuese, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke bujqësore dhe pyjore, banesa private dhe një kishë shekullore, e cila është dëmtuar rëndë nga zjarri.

Në terren janë angazhuar 60 efektivë të forcave të emergjencës dhe 4 mjete të specializuara, ndërkohë që operacioni është mbështetur edhe nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore. Situata mbetet kritike dhe autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të shpëtimit dhe të largohen menjëherë nga zonat e rrezikuara.

Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat ushtarake po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur humbjet në njerëz e dëme të tjera të rënda materiale./K.C/dritare.net