Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja çfarë ndodhi në GJKKO!

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja çfarë ndodhi

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në Gjykatën e Posaçme, prokurorët kanë lexuar një pjesë të parashtrimeve të tyre. Gjatë seancës janë zhvilluar edhe debate mes palëve lidhur me provat e paraqitura ndaj Metës.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se në seancën e ardhshme mbrojtja do të paraqesë prapësimet dhe kërkesat e saj në lidhje me akuzat.

“Do të takohemi në datën 29. Shpresojmë që të jetë përfundimtare sa i përket relatimit të kërkesës së prokurorëve dhe ne do të paraqesim prapësimet tona dhe do të shprehim kërkesat tona në lidhje me akuzat”, tha Cakrani./K.C/dritare.net