
Rusët që sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh!
Dritare.net
Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjatë samitit të sotëm deklaroi se ka firmosur një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për prodhim armësh dhe municioni në Shqipëri. Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pranoi sonte se do të ringrihen uzinat e dikurshme të prodhimit të armëve, kryesisht ato në Gramsh dhe Poliçan. Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri para pak kohësh është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.
Dritare.net ju risjell në vëmendje një rast të paprecedentë që ndodhi para një viti e gjysmë në uzinën e Gramshit. Një 25-vjeçar nga Ukraina dhe një fotografe ruse u arrestuan në ambientet e kësaj uzine, bashkë me dy shtetas rusë, pasi sulmuan me sprajt kimik ushtarët shqiptarë Albi Bici dhe Ardjan Xhaka. Ngjarja ndodhi më 20 gusht të vitit 2022.
Ditën kur ndodhi ngjarja, Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Asokohe u hodhën dyshimet që të rinjtë ishin agjentë të shërbimit sekret rus.

25-vjeçari ukrainas dhe fotografja ruse Svetlana Timofeeva e vizitonin shpesh Shqipërinë. Madje para se të ndodhte incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, Timofeeva publikonte pamje nga ndërtesa të braktisura në vendin tonë, tunele, e dyer të vjetra metali./K.C/dritare.net

















