Shiu ia lë vendin të ftohtit, ulen ndjeshëm temperaturat!
Dritare.net
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut në zonat veriperëndimore dhe perëndimore, me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve reshjet do të jenë në formë dëbore, me intensitet të ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Shikimi parashikohet i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe gjatë momenteve të reshjeve.
Në jug, pas mesditës, reshjet e shiut pritet të ndërpriten.
Era do të fryjë nga jugperëndimi – juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës do të arrijë deri në 20 m/sek. Valëzimi në det parashikohet 3–4 ballë.