Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

VIDEO/ Shembet për të disatën herë rruga Qukës-Qafë Plloçë!

VIDEO/ Shembet për të disatën herë rruga

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është shënuar në aksin rrugor Qukës-Qafe Plloçë, pranë tuneleve, si pasojë e shirave të shumtë. Rrëshqitja ka shkaktuar bllokimin total të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Kompania kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit ka vendosur një baypass provizor për të lehtësuar kalimin e automjeteve, por situata mbetet kritike. Autoritetet pritet të ndërhyjnë për të hapur aksin dhe për të siguruar kalimin normal të trafikut.

Ekspertët e rrugëve dhe autoritetet përgjegjëse po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët dhe transportuesit paralajmërohen për vonesa dhe rrezik gjatë kalimit në këtë zonë.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë që shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin u inaugurua në muajin shtator nga ministrja e pezulluar nga detyra Belinda Balluku dhe ka kushtuar 260 milionë euro./dritare.net