Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Juliana Pasha triumfon në “Kënga Magjike”!

Juliana Pasha triumfon në “Kënga Magjike”!

Mbrëmjen e kaluar, skena e “Këngës Magjike 2025” u ndez nga energjia dhe talenti i një prej yjeve më të dashura të muzikës shqiptare, Juliana Pasha. Me një performancë që la pa fjalë jurinë dhe publikun, ajo u shpall fituese e festivalit më të njohur të këngës në vend.

Me këngën “Ajër” ajo mori çmimin e parë të edicionit të 25-të të festivalit magjik! Rozana Radi dhe Sanny, fituesit e vitit të shkuar, dorëzuan kupën.

“Faleminderit për duartrokitjet e ngrohta, për mikpritjen. Për mua është shumë domethënëse në këtë 25-vjetor. Ju të dy e keni fituar Këngën Magjike kushdo nga ne ta fitonte. Unë dua me zemër t’i bëj një urim Annës, me shpirt, e dua fort, për të gjithë atë që ka bërë këtë vit në Këngën Magjike që i ka rikthyer një fytyrë tjetër”, tha Juliana duke falënderuar bashkëpunëtorët e saj dhe mbi të gjitha, shpirtin binjak, Altinin: “Zemra ime, unë pa ty nuk bëj dot asgjë ndaj faleminderit shumë që je gjithnjë me mua!”

Votimi i artistëve dhe publikut renditi në tre vendet e para Juliana Pashën, Albina Kelmendin dhe Mira Konçin./K.C/dritare.net