Na ndiqni edhe në

Sport

Pas suksesit në Levi, skiatorja shqiptare, Lara Colturi rrëmben një tjetër vend të dytë në Kupën e Botës për Ski

Pas suksesit në Levi, skiatorja shqiptare, Lara Colturi rrëmben

Në ndalesën e tretë të Botërorit të Skive, Lara Colturi siguroi podiumin e dytë radhazi, duke marrë sërish vendin e dytë në disiplinën e Slalomit, këtë herë në Gurgl të Austrisë. Skiatorja italo-shqiptare e mbylli garën me kohën 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, 1.23 sekonda më shumë se Mikaela Shiffrin, 'mbretëresha' e këtij sporti që sheh podiumin e 103 në karrierë. Pas amerikanes dhe Larës, në podium si e treta u ngjit edhe zvicerania Camille Rast.

Në lëshimin e parë, Colturi e mbylli në vendin e dytë me kohën 54 sekonda e 53 të qindtat. Në lëshimin e dytë, shqiptarja e natyralizuar siguroi kohën 54 sekonda e 81 të qindtat, për vendin e dhjetë. Në total, me kohën 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, Lara Colturi siguroi vendin e dytë dhe podiumin e dytë radhazi. Në gjithë karrierën, ky është podiumi i pestë për Colturin.

Vendi i dytë dhe një trashëgimi për shqiptarët?

Ndihem për mrekulli. Nuk e prisja këtë rezultat sepse kushtet kanë qenë të vështira, e pamë që edhe disa skiatore dolën nga pista për shkak të vështirësive.

Si ishte pista sot, sa e vështirë?

Nuk ishte e lehtë. Fola me disa garues dje dhe pista nuk ishte më e mira. Por kam bërë më të mirën. Nuk e prisja që të isha në këtë vend me këto kushte. Vetëm ecni përpara nëse keni ëndrra, punoni sepse një ditë do ia arrini.

Disa garuese nuk mundën të mbyllnin garën, kishit frikë?

Vetëm pak frikë. Pashë disa nga mikeshat që nuk ia dolën dhe rëndësi ka që të kënaqemi duke bërë punën tonë", tha Colturi për RTSH pas garës./dritare.net