Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq shkakton probleme edhe në Korçë. Si është situata!

Moti i keq shkakton probleme edhe në Korçë. Si është

Gjatë natës së fundit, Qarku i Korçës ka regjistruar reshje të ndryshme, të cilat në zonat mbi 1500 metra kanë qenë në formë bore. Në aksin Boboshticë-Dardhë reshjet e borës kanë nisur, ndërsa kontraktori po vijon punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Në pjesën tjetër të qarkut reshjet kanë qenë kryesisht të dobëta ose me intensitet të ulët, duke lejuar qarkullimin normal në të gjitha akset kryesore.

Strukturat e Bashkive dhe ekipet e emergjencave kanë ndërhyrë për menaxhimin e ujërave të grumbulluar, devijimin e lumit në Qinam, pastrimin e kanaleve kulluese dhe sistemimin e rrëshqitjeve të dheut në Gurras, Dardhas dhe Bucimas. Në Bashkinë Maliq, niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje rreth 1.30 m, duke përmirësuar situatën e prurjeve, ndërsa ndihmat për familjet e prekura nga përmbytjet vijojnë të shpërndahen.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, pjesa më e madhe e qarkut funksionon normalisht, me vetëm disa ndërprerje të lokalizuara në zonat rurale. Strukturat e ARRSH-së dhe ekipet vendore monitorojnë vazhdimisht të gjitha akset rrugore dhe ndërhyjnë sipas nevojës për pastrimin e rrugëve, largimin e inertesh dhe përmirësimin e qarkullimit.

Në përgjithësi, situata paraqitet nën kontroll, pa problematika të rënda, ndërkohë që ndërhyrjet dhe monitorimi vazhdojnë në të gjithë Qarkun e Korçës./K.C/dritare.net