Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq/ Ministri Vengu nga Saranda: 25 familje të evakuara, po evidentohen dëmet nga përmbytjet

Moti i keq/ Ministri Vengu nga Saranda: 25 familje të evakuara, po

Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu, nga Saranda pas mbledhjes së komitetit të emergjencave ka deklaruar se është bërë një evidentim i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Ai tha se në Sarandë janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht.

‘Kemi bërë një mbledhje të komitetit të emergjencave për bashkitë Sarandë, Delvinë Finiq dhe Konispol. Në orët e para të mëngjesit patëm një çarje në argjinaturën e Bistricës në Çuk dhe patëm përmbytje masive të tokave bujqësore dhe stalla me bagëti. Bëmë një evidentim të dëmeve që janë shkaktuar. Kemi koordinuar edhe Forcat e Armatosura të cilat kanë qenë në terren sot për të evakuar banorët dhe bagëtitë.

Nuk ka persona që janë dëmtuar dhe as në kërkim dhe kjo është pozitive. Kemi pasur një vërshim të ujrave në zonën e Sarandës, Finiqit dhe të Delvinës. Kemi 25 familje të evakuara në Sarandë dhe do të akomodohen qoftë me çadra ose për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Kemi një situatë më ndryshe në Finiq, e njëjta gjë vlen për Delvinën nuk i kemi lënë vetëm banorët’, tha ai./dritare.net