Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia blindon qytetin!

Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia blindon qytetin!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC. Sipas burimeve për mediat, ngjarja ka nisur brenda një lokali, ku një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën për të kontrolluar situatën.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shkaqet e incidentit, identitetin e të përfshirëve apo nëse ka të lënduar. Policia po vijon hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë ngjarjen./dritare.net