Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO e pezulloi nga detyra, caktohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun

GJKKO e pezulloi nga detyra, caktohet seanca gjyqësore për Belinda

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar për ditën e nesërme, 22 nëntor, ora 09:00, zhvillimin e seancës për marrjen në pyetje të Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, si dhe për verifikimin e masave të sigurisë.

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, iu komunikuan dje dy masa sigurie: pezullimi nga funksioni publik dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Balluku akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, Loti 4.

Ndërkohë, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe drejtori i KESH, Erald Elezi, kanë marrë masën e arrestit shtëpiak, me arsyetimin se ekziston rreziku që ata mund të prishin provat hetimore.

Seanca e nesërme pritet të japë detaje mbi verifikimin e masave të sigurisë dhe procedurat për të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025./L.F-dritare.net