VIDEO/ Takimi me kryeministrin Edi Rama, Belinda Balluku largohet pas 8 orësh nga Kryeministria
E Enjte 20 Nëntor 2025, 20:08
Dritare.net

Pas kryeministrit Edi Rama, është larguar nga zyra e saj në Kryeministri edhe numri dy i Qeverisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Balluku nuk ka dhënë asnjë koment rreth situatës së krijuar pas pezullimit të saj nga postet publike që mban, prej Gjykatës së Posaçme. Teksa, ajo raportohet se nuk është larguar me makinën e saj, por me një mjet tjetër, jo zyrtar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë publike rezultatet paraprake të hetimit për procedimin penal nr. 136/2025, që lidhet me dy nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në vend: ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, Loti 4./dritare.net
View this post on Instagram