Na ndiqni edhe në

Emisionet

Iliriana Kuçana: Hetimet e SPAK nuk do të ndalen te Belinda Balluku!

Iliriana Kuçana: Hetimet e SPAK nuk do të ndalen te Belinda Balluku!

Analistja Iliriana Kuçana ka bërë një deklaratë të fortë në Dekalog, Dritare TV, duke parashikuar se hetimet e SPAK nuk do të ndalen te Belinda Balluku. Sipas Kuçanës, vendimi për pezullimin e Ballukut nuk është thjesht një çështje e brendshme, por pjesë e një presioni të madh ndërkombëtar, kryesisht nga SHBA, për të goditur korrupsionin në nivele të larta.

Ajo zbuloi se një zyrtare e lartë amerikane, gjatë një vizite të fundit në Shqipëri, ka takuar disa prokurorë të SPAK, përfshirë atë të çështjes Balluku, por ka refuzuar takimin me Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministren. Për Kuçanën, këto janë sinjale të qarta se mbështetja ndërkombëtare për Ramën ka rënë dhe se drejtësia e re po vepron e pavarur.

Ajo argumentoi se Balluku nuk ka vepruar e vetme dhe se përgjegjësia politike dhe penale do të ngjitet në majën e piramidës qeverisëse. Gjithashtu, ajo parashikoi se Shqipëria po shkon drejt një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira në vitin 2026./dritare.net