Shkumbini del nga shtrati, rrezik përmbytjesh
E Enjte 20 Nëntor 2025, 11:11
Dritare.net

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati brenda argjinaturës si pasojë e prurjeve të shtuara të regjistruara gjatë orëve të fundit.
Autoritetet njoftojnë se, sipas parashikimeve hidrologjike, niveli i ujit pritet të rritet më tej dhe ka gjasa që lumi të dalë edhe jashtë argjinaturës, duke rrezikuar tokat bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit.
Institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të mundshme dhe marrjen e masave në kohë./K.C/dritare.net