Emergjencë nga reshjet e dendura, efektivët dhe mjete të specializuara në terren
Dritare.net

Prej dy ditësh, vendi po përballet me reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe problematika të ndryshme në disa qytete. Për të menaxhuar situatën, në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura.
Në Thumanë, janë angazhuar 10 efektivë, 2 mjete, 1 motogomonë dhe 1 varkë. Ndërsa në Kurbin, në terren ndodhen 9 efektivë, 2 mjete dhe 1 varkë.
Nga Komanda Mbështetëse në Lezhë, janë dërguar 10 efektivë, 2 mjete dhe 3 motorpompa për të përballuar situatën. Në Vau i Dejës, operacionet po vijojnë me 16 efektivë, 4 mjete, 3 varka me motor dhe 3 varka të tjera.
Situata më e vështirë duket të jetë në Vlorë, ku janë angazhuar 25 efektivë, 3 kamiona, 2 motorpompa dhe 5 varka për të ndihmuar banorët. Në Delvinë, në terren ndodhen 30 efektivë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë, ndërsa në Theth janë 14 efektivë, 2 fadroma dhe 2 automjete të transportit të rëndë.
Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal ndaj qytetarëve dhe bëjnë thirrje për të evituar zonat e përmbytura./K.C/dritare.net