GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
E Enjte 20 Nëntor 2025, 12:12
Dritare.net

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shkuar në Kryeministri.
Kjo vjen pasi GJKKO-ja vendosi pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit publik, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe çështjen e Unazës së Madhe, Loti 4./K.C/dritare.net

