Na ndiqni edhe në

Showbiz

Çfarë fshihet pas Met Gala 2026? Zbulohen rolet e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez!

Çfarë fshihet pas Met Gala 2026? Zbulohen rolet e Jeff Bezos dhe

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të kenë një rol të rëndësishëm në Met Gala 2026 – këtë herë jo në tapetin e kuq, por prapa skenave. Çifti i njohur do të jetë donatori kryesor i edicionit të ardhshëm të eventit më të madh të modës, i cili do të zhvillohet nën temën “Arti në kostume”.

Pjesa e tyre financiare do të mbështesë një aktivitet të posaçëm që shënon hapjen e ekspozitës së re në Muzeun Metropolitan të Artit të New Yorkut. Përveç Bezos dhe Sanchez, edhe shtëpia e modës Saint Laurent dhe botuesi Conde Nast figurojnë mes donatorëve të këtij edicioni.

Met Gala 2026 do të jetë e para nën drejtimin e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle, e cila mori detyrën pas largimit të Anna Wintour, ikonës së modës që u pensionua pas 37 vitesh në krye të revistës.

Lidhja mes Bezos dhe Sanchez u bë publike në janar 2019, në të njëjtën periudhë kur themeluesi i Blue Origin njoftoi divorcin nga MacKenzie Scott pas një martese 25-vjeçare. Në të njëjtën kohë, Sanchez ishte në proces divorci nga bashkëshorti Patrick Whitesell, me të cilin kishte qenë e martuar 13 vjet. Edhe pse çifti nuk ka treguar kurrë se si u njohën, burime të afërta thonë se fillimisht ishin bashkëpunëtorë në projekte biznesi.

Ekspozita “Art in Costume” do të hapet më 10 maj 2026 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 janar 2027, ndërsa vetë Met Gala do të mbahet më 4 maj 2026.