Botërori 2026/ Shqipëria sfidon Poloninë, Kosova përballet me Sllovakinë në play-off
E Enjte 20 Nëntor 2025, 18:06
Dritare.net

Është hedhur këtë të enjte në selinë e FIFA-s shorti për gjysmëfinalet dhe finalet e mundshme të play-off-it të Botërorit 2026, turne që verën e ardhshme do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Shqipëria ka mësuar kundërshtarin e saj: kuqezinjtë do të sfidohen në transfertë ndaj Polonisë, një duel i vështirë që do të vendosë fatin e kalimit në finalen e play-off-it.
Edhe Kosova do ta nisë rrugëtimin jashtë fushe, teksa përballet me Sllovakinë./K.C/dritare.net