Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisionerja Marta Kos vjen në Shqipëri, takon kryeministrin Rama

Komisionerja Marta Kos vjen në Shqipëri, takon kryeministrin Rama

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, mbërriti pasditen e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Kos zhvilloi fillimisht një takim rreth njëorësh me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas u prit edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Qëllimi i vizitës lidhet me Samitin e Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të zhvillohet nesër në Tiranë dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të rajonit për këtë vit./K.C/dritare.net