Na ndiqni edhe në

Shqip

Në kërkim të fotografive të komunizmit! Projekti i ri i Robert Hackman!

Në kërkim të fotografive të komunizmit! Projekti i ri i

Fotoreporteri britanik Robert Hackman i njohur si autori i albumit të famshëm “Bunkers of Albania”, i cili i është kushtuar prej dy vitesh tregimit të turizmit të Shqipërisë për publikun britanik, nëpërmjet DritareTV, tani vjen më një projekt të ri.

Në kërkim të fotografive të komunizmit! Projekti i ri i

Një projekt unik po sjell në dritë kujtimet e harruara të shqiptarëve nga periudha e komunizmit. Ai quhet “Fotografi të humbura” dhe ka si qëllim të mbledhë fotografi të gjetura në tregje dhe dyqane të vogla në të gjithë vendin, punë që e bën fotoreporteri britanik prej vitesh.

Gjatë një interviste në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga" në Dritare TV, Hackman shpjegoi se gjithçka nisi rastësisht, kur hasi në këto imazhe të shkëputura nga albumet e tyre familjare.

“Ndjeva një humbje të menjëhershme, një pjesë të historisë që po zhdukej,” tha ai.

Këto fotografi, të realizuara kryesisht mes viteve 1950 dhe 1980, ofrojnë një pasqyrë të paçmuar të jetës së përditshme, dasma, portrete familjare, pushime në bregdet dhe shërbimi ushtarak, larg narrativës zyrtare të propagandës së kohës.

Në kërkim të fotografive të komunizmit! Projekti i ri i

Për Hackman, këto imazhe përbëjnë një “dokumentim të njerëzve nga vetë njerëzit”, një formë e “fotografisë vernakulare” që ruan historinë e pafiltruar. Projekti përballet me një përgjegjësi të madhe emocionale, pasi këto kujtime mund të jenë sa të gëzueshme, aq edhe të dhimbshme.

“Qëllimi im nuk është të gjykoj apo të rihap plagë, por të përpiqem të kuptoj njerëzit gjatë asaj periudhe,” theksoi fotografi, duke shtuar se faqja e Facebook-ut “Fotografi të Humbura” synon të jetë një hapësirë respekti ku njerëzit mund të ndajnë kujtimet e tyre. Ai ka mbledhur deri më tani rreth 1500 fotografi, prej të cilave 600 janë publikuar online.

Në kërkim të fotografive të komunizmit! Projekti i ri i

Ftesa kryesore e Hackman është për publikun shqiptar. Ai i bën thirrje të gjithëve të vizitojnë faqen "Fotografi të humbura", të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve, vendeve dhe ngjarjeve në këto imazhe.

“Është pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë arkiv ajo që do t'i japë jetë,” tha ai. “E vetmja gjë që do ta bëjë këtë arkiv të marrë frymë është fryma që vetë shqiptarët i japin atij.” Ky projekt nuk është thjesht një koleksion fotosh, por një përpjekje për të rindërtuar një mozaik të kujtesës kolektive, duke i kthyer këto fragmente të humbura historisë dhe, ndoshta, familjeve të tyre./dritare.net