Qeveria i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
E Premte 21 Nëntor 2025, 14:02
Dritare.net

Qeveria shqiptare ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ankimimi është dorëzuar me argumentin se vendimi i GJKKO cenon funksionimin normal të pushtetit ekzekutiv dhe tejkalon kufijtë e parashikuar nga Kushtetuta në raport me ndarjen e pushteteve.
Pritet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë në ditët në vijim kërkesën e qeverisë, ndërsa vendimi i saj do të jetë përcaktues për vijimin ose jo të masës së pezullimit./L.F-dritare.net