Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO-ja dënon me 146 vite burg grupin e baronit të drogës Gëzim Çela

GJKKO-ja dënon me 146 vite burg grupin e baronit të drogës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për grupin kriminal të drejtuar nga Gëzim Çela, i njohur si “baroni i drogës”, i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkëmbimin e tyre në ujërat e hapura të Adriatikut.

Në total, trupa gjykuese ka dhënë 146 vite burg, ndërsa shumicës së të pandehurve u është ulur një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Mes të dënuarve përfshihen edhe dy shtetas ukrainas, të cilët, sipas dosjes hetimore, kishin rolin e transportuesve të ngarkesave të drogës në det të hapur.

Vendimet e GJKKO-së
Arlind Ismajlukaj – 14 vite burg; me gjykim të shkurtuar: 9 vite e 4 muaj
Gëzim Çelaj – 15 vite burg; me uljen 1/3: 10 vite
Nerim Çela – 12 vite e 6 muaj; me uljen 1/3: 8 vite e 4 muaj
Armando Mema – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Dritan Metaj – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Ben Dalipaj – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Besnik Brokeri – 12 vite burg; me gjykim të shkurtuar: 8 vite
Alket Deda (alias Dritan Deda) – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Selami Lushkaj – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Ksenofon Bodo – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Kyrylo Ponomarenko – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Kostiantyn Biellon – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Armando Papa – 12 vite burg; përfundimisht: 8 vite
Si u godit grupi
Sipas hetimeve, goditja e grupit u bë e mundur falë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku u dokumentua tentativa për të shkëmbyer një sasi të konsiderueshme droge në det të hapur./K.C/dritare.net