Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK i kërkon Kuvendit dokumentacionin e komisionit për ngjarjet e 21 Janarit

SPAK i kërkon Kuvendit dokumentacionin e komisionit për ngjarjet e 21

SPAK i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë zyrtare për marrjen e dokumentacionit të plotë lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.

Kërkesa lidhet me informacionet dhe materialet që komisioni parlamentar i asaj kohe ka mbledhur nga institucionet e sigurisë, përfshirë shërbimet sekrete, të cilat mund të përbëjnë dokumente të klasifikuara dhe të rëndësishme për vijimin e hetimit.

Hetimet për ngjarjen e 21 janarit janë regjistruar nga SPAK në korrik të vitit të kaluar për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, të kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, si edhe për shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Deri tani ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha janë thirrur për të dëshmuar. Berisha u paraqit në SPAK tre ditë më parë, pasi nuk iu bind dy herë të mëparshme fletëthirrjeve të organit të akuzës./K.C/dritare.net