Dosja Balluku/ Ilir Demaliaj: SPAK është i kapur, po vepron me standarde të dyfishta!
Dritare.net

Ilir Demaliaj në Shqip nga Dritan Hila, Dritare TV akuzoi SPAK-un se po vepron me standard të dyfishtë duke shfaqur një zell të paparë në rastin e Belinda Ballukut, ndërkohë që mbetet pasiv ndaj akuzave shumë më të rënda që rëndojnë mbi Sali Berishën për 21 Janarin dhe Fatmir Mediun për tragjedinë e Gërdecit.
Demaliaj e quan të pakuptimtë faktin që Mediu udhëton lirshëm ndërkombëtarisht ndërsa është nën hetim për një ngjarje me 27 viktima.
Sipas tij, prokurorët e SPAK nuk janë "hyjnorë të rënë nga qielli", por produkt i të njëjtit sistem 35-vjeçar, dhe sugjeron se një pjesë e këtij institucioni është i kapur dhe i ndikuar politikisht. Kjo, sipas tij, shpjegon pse drejtësia godet në mënyrë selektive, duke krijuar një pabarazi flagrante në zbatimin e ligjit.
Demaliaj: Nuk është që korrupsioni lindi me Belindën. Ka pasur që nga 92-shi dhe është e dukshme, sepse po të shohësh pasuritë e të gjithë atyre që kanë qenë nëpër qeveri që nga 92-shi, e kupton fare qartë, aq më tepër me ato rroga që kanë qenë atëherë, se ç'korrupsion u bë në këtë vend.
Edhe me piramidat edhe me ku ta di unë. Pra, pse ky standard për krime të rënda, vrasjes dhe nuk po nuk po merren masa dhe nuk po zbardhet njëherë krimi se masat pastaj janë gjë tjetër. Po nuk po zbardhet krimi dhe zvarritet dhe në krahun tjetër veprohet me kaq zell. Atëherë, unë mendoj që SPAK-u në të njëjtën kohë është i kapur, një pjesë, e SPAK-ut është i kapur nga Berisha, se si e ka kapur e dinë ato me pagesa, e ka kapur diku Berisha se pra, prandaj kanë ardhur këto, se këto SPAK-ut nuk kanë rënë nga qielli o burrë, nuk janë hyjnorë këto që kanë zbritur në tokë tashti dhe po na japin shenjtërinë.
Këto në këtë llum 35 vjeçar janë rritur./dritare.net