Rama paralajmëron publikimin e një libri. Zbulohen detajet
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se po përgatit një libër të ri, i cili, sipas tij, lidhet me fjalët e sofrës së iftarit. Gjatë podkastit të sotëm, kreu i qeverisë foli për pasionin që ka për gjuhën shqipe dhe kënaqësinë që gjen te shkrimi, edhe pse tani nuk ka më kohë të ulet për projekte të gjata si libri “Kurban”. Ai shtoi se gjatë udhëtimeve shkruan copëza nga puna dhe fjalimet e tij, të cilat tani do të përfshihen në këtë libër të ri.
"Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe, e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin pjesa që më tërhiqte me shumë ishte kur arrija që të fusja në bisedë për gjuhën. Se natyrisht ai e zotëronte shqipen në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqente shumë është kur ai bënte krahasimin me rusishten.
Unë nuk kam mundësi të rri të ulem të shkruaj sic kam shkruar “Kurbanin”. Më pëlqen shumë që të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që ti shoh në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë dëshirë.", tha Rama./K.C/dritare.net