Klodi në Big Brother, ish-e dashura nuk e lë rehat as aty!
Dritare.net

Pasi Klodian Mihaj, ish-konkurrent i Too Hot to Handle Italia, u fut si banor në Big Brother VIP Kosova, reagimi i ish-partneres së tij, Michelle Veronesi, nuk vonoi. Influencuesja italiane publikoi një video në rrjetet e saj sociale, ku me tone ironike kërkon ndihmë për të kuptuar gjithçka që po ndodh me Klodin brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Kliko këtu:
View this post on Instagram
“Përshëndetje njerëz, një njoftim serioz. Kërkoj një shqiptar/e që flet rrjedhshëm italisht, të cilit ndoshta i pëlqejnë reality show-t, që të më përkthejë gjithçka që po bën ish-i im i fundit, pas më shumë se një viti lidhje”, thotë Michelle në videon e publikuar për ndjekësit.
Videoja e saj u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa fansat komentojnë me humor dhe kuriozitet për marrëdhënien e tyre të mëparshme dhe reagimin e hapur të influencerses italiane.
Ndërkohë, Klodi vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Kosova, pa qenë ende i informuar për reagimin viral të ish-partneres./E.P- dritare.net