Qatar Airways drejt Tiranës, Rama paralajmëron fluturime të reja nga Doha
E Hënë 24 Nëntor 2025, 09:09
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, ku është diskutuar mundësia e hyrjes së kompanisë prestigjioze ajrore në tregun shqiptar.

Në fokus të bisedës ka qenë hapja e linjave të drejtpërdrejta ajrore drejt Tiranës, një zhvillim që pritet të rrisë ndjeshëm lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme, si dhe të forcojë turizmin dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Sipas Kryeministrit, pritet që fluturimet e Qatar Airways drejt Tiranës të materializohen në një të ardhme të afërt./L.F-dritare.net