Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA në krah të Shqipërisë: Trajnim elitë për mbrojtësit e drejtësisë!

SHBA në krah të Shqipërisë: Trajnim elitë për

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe forcimit të sundimit të ligjit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm lidhur me mbështetjen që ofrohet për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe strukturat e tyre mbrojtëse. Postimi i mëposhtëm thekson angazhimin e SHBA-së për të rritur kapacitetet dhe sigurinë e atyre që qëndrojnë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar në vend.

Postimi i Ambasadës!

"Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri.", thuhet në postim./K.C/dritare.net