Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

RENEA rrethon fshatin Orosh. Çfarë po ndodh!

RENEA rrethon fshatin Orosh. Çfarë po ndodh!

Pamje nga banesa në Orosh tregojnë një situatë të tensionuar, pasi nga orët e paradites ajo është rrethuar nga Policia e Pukës dhe Forcat RENEA. Dyshohet se brenda ndodhen dy persona me rrezikshmëri të lartë.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Juljan Cumrraku, dyshohet se ka lidhje me grupe terroriste. Personi tjetër, nga Tirana, ende mbetet i paidentifikuar.

Sipas burimeve, fillimisht ata janë vënë re nga policia lokale, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e specializuara RENEA. Policia ka bërë disa thirrje për t’u dorëzuar, por dy personat nuk kanë pranuar, ndërkohë që dyshohet se janë të armatosur rëndë, gjë që vështirëson ndërhyrjen.

Njëri prej tyre, i moshës 24-vjeçare, u shpreh me kërcënime ndaj forcave RENEA dhe Antiterrorit në Fushë Arrëz, duke thënë “Largohuni se do të qëlloj”.

Situata mbetet ende e tensionuar, ndërsa autoritetet po monitorojnë çdo zhvillim./K.C/dritare.net