Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit. Ja kush e drejton!

Seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit. Ja

Në orën 10:00 do të nisë seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë në parlament.

Partia Socialiste është forca më e madhe me 83 mandate, nga të cilat 53 emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë 50 deputetë, mes tyre 14 prurje të reja. PSD hyn në Kuvend me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Seancën konstituive do ta drejtojë deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan ta merrnin këtë detyrë si më të moshuarit në moshë. Llajo hapi punimet duke ngritur komisionin për verifikimin e mandateve, i cili shqyrton dokumentacionin e ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij procesi, deputetët e rinj do të rikthehen pasditen e sotme për t’u betuar një nga një.

Pas betimit, mazhoranca pritet të propozojë Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit, një emër që u konfirmua një ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama. Votimi do të zhvillohet me fletë dhe kuti, ndërsa pas shpalljes së rezultatit, Llajo i kalon detyrën kryetarit të ri, i cili do të mbajë edhe fjalën e parë përpara deputetëve.

Në seancën e ardhshme, kryeministri Edi Rama do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti i “Rama 4” do të dërgohet për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj./L.F-dritare.net