
Berisha: Ky parlament jolegjitim. Gazetarja: Pse erdhët?
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot në hyrje të Kuvendit, e cilësoi legjislaturën e re si “jolegjitime”. Po kur gazetarët e pyetën pse po hyjnë në Kuvend kur nuk njohin zgjedhjet e 11 majit Berisha tha se fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe jo me tërheqje.
"Ky parlament është jolegjitim, fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe jo me tërheqje. Ky parlament është jolegjitim, ky është parlamenti i karteleve të drogës, ky është parlamenti i miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, ky është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale.
Pra në këtë kontekst hap më legjitim se kjo që bën sot PD nuk ka por ne e kemi betejë. Ne zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona gjer në realizimin e tij. Unë jam i bindur që Edi Rama do të bëjë gjithçka për të fshehur krimet e tij, por detyrimi ynë dhe vendosmëria jonë është absolute. Ne do bëjmë gjithçka për të nxjerrë në dritën e diellit, krimet e shëmtuara të tij. Mendoj se fitorja vjen vetëm me betejë, me luftë me përpjekje dhe jo me tërheqje.
Tani se si mund ta kishim në shumë forma, por ju garantoj se kjo është prova e ekzistencës së opozitës dhe ekzistencës së demokracisë në Shqipëri. Shikoni, nuk është një çështje këtu se, opozita është në këtë apo atë situatë, demokracia shqiptare është në agoni, shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafias. Këtu çdo qytetar shqiptar që do të jetojë me ndershmëri dhe dinjitet është në një diktaturë autoritare".
View this post on Instagram

















