
Samiti/ Vjen edhe kryeministri finlandez Orpo, Rama pas takimit: Diskutuam forcimin e marrëdhënieve!
E Enjte 15 Maj 2025, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot pasdite edhe homologun finlandez Petteri Orpo, një nga pjesëmarrësit në Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet nesër (16 maj), në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë.
Delegacionet kanë nisur të vijnë që ditën e sotme dhe pjesa tjetër do të zbarkojnë nesër për një nga samitet më të rëndësishme, me 40 lider shtetesh, të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s.
“Kënaqësi të mikprisja kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, teksa diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane”, shprehet kreu i qeverisë Rama.

















